Pas raportimeve për pakënaqësi dhe revoltë në Degën e Çairit të BDI-së, për shkak të përkrahjes së Ali Ahmetit ndaj Bekim Nezirit përkundër skandaleve, burime nga Dega e Çairit bëjnë të ditur se në krye të kësaj revolte qëndron Nazif Bushi.

Sipas të njëjtave burime, struktura e Degës së Çairit janë të habitur me sjelljen e kreut të BDI-së Ali Ahmeti, i cili nuk e dëgjon dhe nuk e përfill zërin e anëtarësisë, por vazhdon të këmbëngul që degën ta drejtojë Bekim Neziri, edhe pse ky i fundit gjendet në arrest shtëpiak.

Nazif Bushi, një anëtar shumëvjeçar i BDI-së, ka bagazh të madh kombëtar e profesional, dhe kontribut të pamohueshëm në BDI. Ai për vite me radhë ka investuar mund në ngritjen dhe zhvillimin e degës së Çairit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *