Se a është i lindur për lider, Zeqirja Ibrahimi në Daily Click tha se do të donte të ruante emërtimin si drejtues i partisë, pasi sipas tij, lider janë politikanët si Obama e Bleri dhe jo udhëheqësit e partive në Ballkan, përcjell TV21. Ibrahimi tha se eshte ekzagjërim dhe lavdërim t’i thuhet vetes lider.
“Unë nuk mendoj se ne kur lindim jemi të destinuar të bëhemi as lider e as kryetar aq më tepër në vendet e tona të vogla dhe të parëndësishme në plan global, me duket pak ekzagjërim t’i themi vetes se jemi lider. Unë do të kisha thënë se lider janë politikanët e tipit Clintonit, Blerit, Obames por lider të partive të Ballkanit është paksa ekzagjërim, hiperbolizim ose ndoshta edhe lavdërim i tëpërt ndaj për vete e kisha ruajtur emërtimin e drejtuesit të partisë pavarësisht se në statut me figuron detyra e kryetarit”, tha Ibrahimi.