Në maj të këtij viti, paga mesatare neto mujore për çdo të punësuar ishte 41,252 denarë, që është 13.1% më e lartë krahasuar me majin e vitit 2023. Sipas të dhënave nga Entit Shtetëror të Statistikave, kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagave mesatare neto mujore në sektorët: Arsim, me 19.6%; arte, argëtim dhe rekreacion, me 19%;, Administratë publike dhe mbrojtje; sigurime shoqërore të detyrueshme, me 16.3%.
Në krahasim me muajin e mëparshëm, është vërejtur një rritje e pagës mesatare neto mujore për çdo të punësuar në sektorët: Miniera dhe nxjerrja e gurëve me 5.7%, Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve ushqimore me 4.4%, dhe Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe klimë me 4.3%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *