Vendkalimi kufitar Bogorodicë është mbyllur për shkak të zjarrit, njofton Ministria e Brendshme.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se për shkak të zjarrit që ka rënë në anën greke, aktualisht është ndërprerë qarkullimi përmes pikës kufitare Bogorodicë. Po merren masa intensive për shuarjen e zjarrit dhe pas shuarjes së tij do të mund të kalohet sërish kufiri. Apelojmë deri tek qytetarët që të mos shkojnë në pikën kufitare derisa të bëhet e ditur se zjarri është shuar dhe qarkullimi është normalizuar”, thotë MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *