Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u ka bëre thirrje amerikanëve që të refuzojnë dhunën politike dhe të riangazhohen për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve.

Një ditë pas atentatit kundër ish-presidentit republikan, Donald Trump, Bideni ka thënë se në Amerikë nuk ka vend për asnjë llojë dhune.

“Të shtënat në mitingun e Donald Trumpit në Pensilvani na kthejnë të gjithëve një hap prapa. Në Amerikë nuk ka vend për asnjë lloj dhune. Ne i zgjidhim mosmarrëveshjet në kutitë e votimit, e jo me plumba”, ka thënë ai.

FBI-ja ka lëshuar një përditësim lidhur me hetimin e tij për tentativën për vrasjen e Trumpit, por nuk ka ofruar shumë detaje të reja.
Byroja ka përsëritur se nuk ka arritur ende ta kuptojë motivin pse Thomas Mattheë Crooks mund të ketë tentuar ta vrasë ish-presidentin, mirëpo është duke shqyrtuar rrjedhjen e ngjarjes.

Crooks nuk ka qenë i njohur për autoritetet në të kaluarën dhe arma që ai përdori në të shtënat ishte blerë legalisht.

“Nuk ka shqetësime aktuale të sigurisë publike”, ka thënë FBI, raportoi BBC-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *