Me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i dërgoi mesazh urimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Majk Xhonson, përcjellë Alfax.

Në mesazhin e urimit nga Kryetari Gashi, theksohet se Dita e Pavarësisë i përkujton vlerat e qëndrueshme të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë, si parime që kanë qenë fener shprese dhe frymëzimi për njerëzit në mbarë botën, duke përfshirë këtu edhe në Maqedoninë e Veriut.

Mesazhin e urimit Jua përcjellim të plotë:

I nderuari z. Xhonson,
Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim, Juve dhe qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ju dërgoj urime të përzemërta me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Dita, 4 Korriku, ka rëndësi të madhe. Ajo e shënon lindjen e kombit Tuaj dhe vlerat e përhershme të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë. Këto parime kanë qenë fener shprese dhe frymëzimi për njerëzit në mbarë botën, duke përfshirë këtu edhe në Maqedoninë e Veriut.

Partneriteti i fortë dhe i qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve tona është ndërtuar mbi këto vlera të përbashkëta dhe respekt të ndërsjellë. Shtetet e Bashkuara janë mik dhe aleat i vazhdueshëm i Maqedonisë së Veriut, duke mbështetur aspiratat tona për demokraci, prosperitet dhe integrim në komunitetin euroatlantik.

Derisa e festojmë këtë ditë të rëndësishme, presim me padurim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet shteteve tona dhe kemi besim se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të zhvillohet në vitet në vijim.

Edhe një herë, ju lutem pranoni urimet e mia më të ngrohta për këtë jubile të hareshëm. Ju uroj juve dhe qytetarëve të Shteteve të Bashkuara suksese dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë.Alfax

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *