Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë nismën e Qeverisë së kaluar për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e procedurave në lidhje me ndërtimin e Stadiumit të Tetovës, për çka, gjatë muajit maj, urdhëroi Komunën e Tetovës të ndërpresë punimet, shkruan Alsat.

Nisma, u dorëzua me arsyetimin se Komuna e Tetovës ia ka dhënë nën menaxhim stadiumin, Ndërmarrjes Për Transport.

Kjo, u hodh poshtë nga Komuna, të cilët, akuzuan se vendimi është marrë nën diktat të ish zëvendëskryeministri Artan Grubi me qëllim që stadiumin t’ia japë një kompanie për lojëra të fatit. Aktivitetet për ndërtimin e Stadiumit kanë filluar në prill, ndërkaq sipas paralajmërimeve, projekti që do t’i kushtojë komunës 10 milion euro duhet të jetë gati për tre vjet. / Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *