Kryeministri Hristijan Mickoski, sot ka pranuar mandatin nga paraardhësi i tij, Talat Xhaferi.

“Gjatë pranim dorëzimit zyrtar të funksionit kryeministror, Kryeministrit të sapo zgjedhur Hristijan Mickoski i urova punë të suksesshme dhe efikase në interes të të gjithë qytetarëve. I theksuam zgjedhjet e lira, korrekte dhe demokratike si vlerë e shtuar e euro integrimeve. Shpreha shpresë se subjektet politike do të tregojnë nivel të lartë të vetëdijes politike dhe do të jenë të hapur për bashkëpunim për prioritetet strategjike të shtetit”, ka shkruar Xhaferi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *