Të hënën pasi të fillojë me punë Qeveria e re në të cilën ministra do të jenë Izet Mexhiti dhe Fatmir Limani, vendin e tyre në Parlament pritet ta zënë dy zonja të reja të cilat ndonëse pa përvojë politike, pritet të ulen në karikën e deputetit, shkruan Zhurnal.mk.

Feride Haxhiu nga Shkupi, ishte e treta në listë në zonën e I-rë zgjedhore nga rradhët e Vlen, e që do të zë vendin e Izet Mexhitit si deputete, kurse Kaltrina Beqiri nga Tetova ishte e 10 në listë në zonën e VI-të zgjedhore nga rradhët e Vlen që pritet të bëhet deputete duke zënë vendin e Fatmir Limanit.

Me futjen e tyre në Parlament, numri i deputeteve femra shqiptare shkon në 10, gjashtë nga Vlen dhe katër nga Fronti Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *