Shkruan: Naser Pajaziti

Fronti Evropian me votimin e ligjit të VMRO-së për riorganizimin e ministrive në ora 03:00 të mëngjesit dëshmon se kemi të bëjmë me hall të madh dhe se kapiteni me një pjesë të ushtarëve të tij po e lëshojnë betejën!

Nga FRont u bënë “FLont”!

Një detaj tjetër për tu analizu është braktisja e Ziadin Selës në këtë pikë dhe refuzimi i deputetëve të tij për të votuar për ligjin e Mickoskit dhe VMRO-së.

Ky veprim i Selës është sinjal serioz se ra sistemi dhe uniteti brenda këtij fronti po shkundet. Në veprimin politik kjo ndarje tregon shumë se nuk po i këndohet kënga e mirë!

Kjo përkrahje e “trimave” përpos zorit të madh ka edhe pazare apo qëllime të fshehta, por që mbrëmë nuk kishin çmim apo ofertë, por u nënkuptua si një kapixhik i çelur!

Pikërish Blerim Bexheti pak ditë më parë tha se ky ligj i VMRO-së defaktorizon shqiptarët, e në mëngjesin e sotëm shtypi sustën! Çfarë konzistence politike kemi këtu dhe pse i hëngër llafet si gurabija!

Skenari është i njohur si “Sushiko koalicioni”, restoranti famoz nga ku Mijallkovi bënte pazare dhe jepte urdhëra për zbatimin e planeve për shqiptarët, përmes përfaqësuesve të tyre në pushtet. Dy figura të pushtetshme të asaj periudhe sot janë në kolltuqet nga ku mbrëmë shtypën sustën që Mickoskit t’ia realizojnë programin e premtuar zgjedhor të VMRO-DPMNE-së.

Në opinion u shitën dokrra se gjoja u votua pa asnjë kushtëzim dhe për një komision për ndjekjen e përfaqësimit, por kjo as që bëhet fjalë, sepse diçka e tillë nuk mund të pritet nga këto qenie politike që janë bërë milionerë me familjet e tyre, ndërsa për 20 vjet, shumicën e administratorëve shqiptarë i lanë buzë greminës, me status përbuzës dhe me një rrogë mbijetese, e që një pjesë e tyre në heshtje ikën në Gjermani.

Ata kanë hall të madh dhe opozita është e rëndë!

E tash kush po i bie se i hëngër gurabijat, me ose pa tomël!

Filmi serik veçse ka filluar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *