Blerim Sejdiu nga VLEN në Daily Click në TV21 tha se është i bindur se qeveria VMRO-DPMNE-VLEN do t’i realizojë ndryshimet kushtetuese. Sejdiu tha se kjo do të ndodhë pas formimit të qeverisë.
“Ndryshimet kushtetuese do të ndodhin patjetër, do të thotë nuk ka mundësi të mos ndodhin. Ajo çështje është e kryer dhe është e marur vesh, ka dakordësi për atë pjesë”, theksoi mes tjerash Sejdiu.

















































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































