Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, duke komentuar ankesat e Frontit Evropian, sa i përket zgjedhjeve të djeshme në Llërcë, tha se për çdo vërejtje ata duhet të drejtohen tek KSHZ-ja, por që, sipas tij, zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe pa asnjë ankesë.
“Ankesat që vijnë nga përfaqësuesit e Frontit ndaj procesit të djeshëm zgjedhor në Komunën e Zhelinës, më saktë në f. Llërcë, në fakt duhet të adresohen në institucionin që e ka mbikëqyrur procesin. Ai është Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Nëse këto ankesa verifikohen dhe konstatohen, ka institucione përgjegjëse që marrin masa. Për ne, dje në f. Llërcë kishte zgjedhje të lira dhe demokratike pa asnjë ankesë nga askush që ka qenë pjesë e procesit zgjedhor në atë vendtovim, as nga komisionarët e as nga vëzhguesit. Ofkëllimat e tjera, jashtë tyre, janë ankesa të humbësit që po shkon në opozitë”, ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi për TV21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *