Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët tha se është e gabuar të përmendet vetëm BDI-ja. “koalicioni është Fronti Evropian, i përbërë nga 9 parti. Partitë kryesore shqiptare janë këtu”, ka thënë Sela.

I pyetur nëse janë bërë gati për opozitë, Sela tha: “Sipas rregullave demokratike, këtë nuk e thonë aktorët politikë, këtë e thotë populli që votoi në 8 maj që Fronti Europian të marrë përgjegjësitë dhe të jetë pjesë e qeverisë” , thotë Sela.

Për mënyrën se si Fronti Evropian do të sillet si opozitë në Kuvend, Sela thotë se “duhet respektuar dëshira e qytetarëve, jo e Mickoskit. Nuk dua të komentoj dëshirat. KSHZ-ja ende nuk i ka shpallur mandatet, kush sa i ka. Mickoski ende nuk është mandatar”, tha Sela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *