Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (16.05.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 108 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 108 masa, nga të cilat nëntë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër masa për kalim në semaforë të kuq, shtatë masa për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, 8 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë…”, thonë nga MPB.