Tentimet për të blerë vota po zbulohen në këto zgjedhje si asnjëherë më parë. Pas kapjes së personave të tillë në Veles, Strugë dhe Çair, policia njoftoi se ka kapur edhe një funksionarë të lartë të FFM-së i cili ka tentuar të blejë cota në Kërçovë.

“Sot (07.05.2024) në ora 15:10 në numrin e telefonit 192 është pranuar njoftim anonim se në rrugën “Rashtanski pat”, rrugën “Partizanski odredi” dhe “Vlaški pat” në Kërçovë nga persona të panjohur me vetura “Mercedes”. , “Opel Meriva” dhe “Audi” i ofrohet ryshfet nga një parti politike. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Jozyrtarisht thuhet se ngjarja është raportuar në polici dhe aktualisht po punohet për zbardhjen e rastit. Po ashtu, na ka ardhur një fotografi e veturave që dyshohet se kanë marrë pjesë në incident dhe të cilat janë raportuar në polici, njërën prej të cilave sipas bashkëbiseduesve e ka përdorur Muamed Sejdini dhe është regjistruar sot në Kërçovë.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, dyshohet se ka dhënë ryshfet parazgjedhore në Kërçovë, në favor të një partie nga nomenklatura aktuale në pushtet, mëson NetPress nga burime policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *