Bekim Sali nga koalicioni VLEN në Daily Click në TV21 u pyet se cili kandidatë duhet të përkrahet në rrethinë e dytë nëse nuk kalon kandidati i tyre.
Sali tha se ata nuk kanë bërë përllogaritje të tilla, për shkak se janë të bindur se kandidati i tyre për president, Arben Taravari, do të kalojë në raundin e dytë.
Sa i përket numrit të deputetëve që mund t’i merr VLEN, Sali tha se nuk mund të thotë se sa do të jenë dhe se kjo do të mësohet ditën e votimeve.
“Sido që të jetë koalicioni VLEN për herë të parë 4 parti politike shqiptare, të cilat fatmirësisht nuk janë as individë të ricikluar, as të harxhuar, as në të kaluarën kanë patur orientime të ndryshime ideologjike, janë parti serioze të shtrira gjithandej ku jetojnë shqiptarë, dhe besojë se do ta kemi përkrahjen e qytetarëve”, tha Bekim Sali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *