Bekim Sali nga Alternativa ka njoftuar se do të jetë i dyti në listën për deputet në zonën e parë zgjedhore.

“Të dashur qytetarë, miq mbështetës dhe aktivistë politikë,

Dëshiroj t’ju informoj zyrtarisht se, në saje të besimit të kryetarit Afrim Gashi dhe Alternativës, do të jem kandidati numër 2 në listën e koalicionit VLEN për zonën e parë zgjedhore.

Duke e falënderuar partinë dhe Kryetarin për besimin e dhënë, dëshiroj t’ju ftoj për ta mbështetur koalicionin VLEN, sepse kjo është mundësia e vetme dhe e vlefshme që ta realizoni ndryshimin e skenës politike në Maqedoninë e Veriut.

Sado që vota e lirë ka pasur dhe do të ketë vlerë gjithnjë, kësaj radhe ne jemi para një referendumi që e përcakton të ardhmen tonë në këtë shtet.

Duke qenë pranë këtij momenti kaq historik, dëshiroj që të gjithë ju të jeni në anën e drejtë të historisë sonë më të re. Në anën e fitores.

Si asnjëherë më parë, sot ia VLEN”, ka shkruar Sali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *