Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi për Euronews, deklaroi se i ka të freskëta çastet kur 25 vite më parë forcat e NATO-së, vendosën që të bombardojnë Serbinë e që sipas tij, e ka ditur se fillimi i bombardimeve do të sjellë edhe lirinë për popullin në Kosovë. Ai tha se ka lindur në Shkup por se prindërit i ka me prejardhje nga Kosova dhe Lugina dhe kjo ka bërë që ai gati çdo javë të qëndrojë në Kosovë, duke përjetuar gjithë atë terror që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës.
“24 marsi dita kur ra bomba e parë në Beograd, ka qenë ekzaltimi më i madh i imi. Mua mu duk se pikërisht atë ditë u çlirua Kosova. E dinim se nëse atë ditë fillon ajo fushat e dinim se çlirimi i Kosovës është diçka e padiskutueshme. Nuk kam përjetuar gëzim më të madh në jetën time se sa 24 marsin e vitit 1999”, deklaroi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *