Nga partia Alternativa, kanë njoftuar se deputetja e tyre, Shafije Sadiku Shaini, si dhe anëtaret tjera të Kryesisë Qendrore, Arlinda Gjakova, Imërlije Saliu, Njomza Imeri Ismaili dhe kryetares së Forumit të Gruas të Alternativës, znj.Albulena Demiri Zendeli, kanë realizuar takim me themelueset e “Qendrës për viktimat e dhunës në familje ETIKA” në Gostivar, znj. Sebajete Zenku, Blerita M.Mazllami dhe Xharije Alili.
“Në këtë takim u diskutua mbi mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, me ç’rast Forumi i Gruas së AAA dhuroi edhe një donacion simbolik dhe premtoi mbështetjen e të drejtave të grave dhe mbrojtjen e tyre në të gjitha sferat e tjera”, thuhet në noftimine Alternativës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *