Pas dy javësh ende nuk ka zgjidhje për depërtimin e M-NAV, autoritetet i shpëtojnë banditët e BDI-së. Nga drejtuesit e BDI-së deri te sulmuesit e BDI-së e deri te siguria afër BDI-së, të gjitha rrugët nga depërtimi i M-NAV-së të çojnë në BDI, akuzojnë nga VMRO-DPMNE

“Banditët nga BDI-ja evropiane kërcënuan trafikun ajror, vetëm për shkak se punonjësit nuk e pranuan diktatin e qeverisë për punësimin partiak të BDI-së.

Agjencia e sigurimit pranë BDI-së nuk e ka mbrojtur objektin dhe ka lejuar të hyjnë banditët të cilët kanë rrahur punonjësit.

M-NAV në vend që ta ndërpresë kontratën me Agjencinë e Sigurisë, ata vazhdojnë t’i përdorin shërbimet e tyre edhe pse nuk ishte në lartësinë e detyrës.

Është e qartë se qeveria nuk guxon të ndryshojë status quo-në në M-NAV, LSD për hir të një dite më shumë në qeveri po heshtë për çdo lëshim të BDI-së. Nuk ka qenë kurrë më keq. Është e rëndësishme t’i mposhtim ata”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *