Pas sulmit tragjik mbrëmë në Bruksel, ku humbën jetën 2 persona, delegacioni i Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga Drita Abdiu-Halili, Sekretare e Shtetit dhe Zëvendës Kryenegociatore me BE-në, njofton opinionin se është anuluar skriningu bilateral për Kapitullin 11 – Bujqësia dhe zhvillimi rural, i cili duhej të vazhdonte sot dhe nesër në Bruksel.

Mbrëmë, pas shqetësimeve të shtuara për sigurinë, është konfirmuar se anëtarët e delegacionit të RMV-së janë të sigurt. Siguria dhe mirëqenia e delegacionit tonë mbetet prioriteti ynë kryesor.

“Pas komunikimit dhe konsultimeve të vazhdueshme me përfaqësues të Komisionit Evropian, Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të BE-së, Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër NATO-s dhe Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel, dhe duke pasur parasysh situatën e krijuar të sigurisë, është marrë vendimi për shtyrjen e ditës së dytë të skrinigut bilateral për kapitullin 11. Takimi i planifikuar për sot, do të mbahet të enjten, më 19 Tetor.

Ky vendim bazohet në angazhimin e përbashkët mbi sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë pjesëmarrësve të delegacionit tonë në procesin e skriningut me Komisionin Evropian”, thuhet në njoftimin e Sekretaritati për Çështje Evropiane.

Ky vendim, theksojnë nga atje, bazohet në angazhimin e përbashkët për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë pjesëmarrësve në procesin e skriningut me Komisionin Evropian.

Edhe një herë, ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga ky akt i pakuptimtë dhune./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *