Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në emisioni “10 minuta” në TV21 tha se ata vlerësojnë se pushteti nuk e ka mendjen tek ndryshimet kushtetuese, tek integrimi i vendit, por se e ka mendjen tek kazinotë dhe te korrupsioni.
“Ndryshimet kushtetuese i ka vetëm farsë me të cilat arrin ta mbulojë vëllimin e madh të korrupsionit që po e shkakton çdo ditë. Abuzimet me ligjet siç ishte me Kodin Penal edhe legalizimi i pedofilisë, themelimi i kompanive të kazinove dhe gjitha këto gjëra po mbulohen duke folur me slogane evropiane”, tha Ibrahimi në TV21.
Ibrahimi tha se kushtëzimi i tyre për ndryshime kushtetuese është për tre pika, futja e bullgarëve në Kushtetutë, heqja e emërtimit ofendues për gjuhën shqipe dhe sanksionimi i luftës kundër korrupsionit.























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































