Sekretari Gjeneral i Alternativës, Amir Elezi në Intervistën e Ditës për Alsat-M ka folur edhe për zgjedhjet lokale dhe idenë e fitimit të komunave.
Sipas tij, Alternativa ka kandidat me të cilët mund të garoj në çdo komunë. Por, ata duan që të fitojnë si VLEN dhe jo si subjekte politike të veçanta brenda VLEN-it.
“Ne si Alternativë kemi kandidat me të cilët mund të garojmë në çdo komunë. Por, asnjëherë nuk e vendosim Koalicionin VLEN dhe partitë tjera pjesëtare të këtij Koalicioni përpara aktit të kryer. Apo nuk vendosim asnjëherë vija të kuqe sa i përket komunave. Ideja jonë është që të kandidojmë me kandidatët më të mirë të mundshëm të cilët do të na përfaqësojnë denjësisht, të cilët do të arrijnë ta bëjnë ndryshimin edhe në komunat në të cilat garojnë dhe të fitojnë të gjithë bashkë si VLEN”, deklaroi Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *