Nuk ka persona të lënduar nga zjarri që ndodhi paradite në një makinë në lëvizje në rrugën “Vladimir Nazor” pranë Qendrës Klinike. Zjarri ka përfshirë edhe një automjet tjetër dhe fasadën e një ndërtese.

“Në SPB Shkup në orën 09:50 është raportuar se në rrugën “Vladimir Nazor” në Shkup, kashpërthye zjarr në makinën “Citroen Ksara” me targa të Shkupit në lëvizje, i drejtuar nga M.G., nga Shkupi. Nga zjarri është përfshirë edhe një makinë “Fiat Punto” dhe fasadën e një ndërtese. Nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve Shkup zjarri është shuar”, njoftuan nga MPB.

Siç deklaroi paraprakisht Zvonko Tomevski, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, zjarri është shuar, ndërsa është ndërhyrë me një makinë dhe katër zjarrfikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *