Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në konferencë për media, tha se 45 persona janë në gjendje kritike dje të njëjtit janë transportuar jashtë vendit si pasojë e shpërthimit të zjarrit në Koçani.
Toshkovski tha se mjetet piroteknike në diskotekën i ka sjellë grupi DNK ndërsa personi përgjegjës ka ndërruar jetë. Fletarresti për katër personat është tërhequr për shkak se të njejtit janë siguruar. Në stacionet policore janë ndaluar pesë persona, në mesin e tyre, tha Toshkovski edhe një ish ministër, me të cilët po kryhen biseda.
“Është konstatuar se personi juridik nuk ka licencë për punë. Lëshimi i licencës është në ingerencë të ministrisë së Ekonomisë, pronari gjatë kontrollit ka dëshmuar licencë të falsifikuar”, tha Toshkovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *