Arratisja e Artan Grubit është tentativë e dëshpëruar dhe pranim i fajit për ngjarjet në Lotaria, theksoi sonte nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski.
“Skandali i Lotarisë nuk na habit, unë kam qenë i pari që e kam shpallur këtë skandal gjatë kohës sime në opozitë”, tha nënkryetari Nikoloski, i cili thotë se është çështje kohe që Interople t’ia dorëzojë Grubin organeve të rendit.
“Janë bërë shumë përpjekje nga Artan Grubi për të ndryshuar Ligjin për lojërat e fatit, duke menduar se në këtë mënyrë do të amnistohej për krimin e tij dhe dështoi për shkak të rezistencës sonë. Lotaria ishte një larës parash, një strofkë e kriminelëve të LSD-së dhe BDI-së. E bënë si vëllezër, frontmeni ishte ish-shefi i kabinetit dhe më pas drejtor i Lotarisë. Por jam i bindur se urdhërarresti ndërkombëtar do të japë fryte dhe do të jetë vetëm çështje javësh kur ta shohim në kufi pasi do t’i sjellë Interpoli dhe besoj se jo vetëm për këtë rast, por edhe për raste të tjera do të jenë përgjegjës”, tha nënkryetari Nikolloski në “Sitel”.
Sipas Nikollovskit, është e qartë se pse BDI-ja i ka shtyrë kërkesat për zgjedhje të parakohshme për arsye që të rregullojnë punët në Lotari.