Djali i një ish-funksionari të lartë të BDI-së në MPB por edhe në institucione të tjera, nga Turqia u ka treguar bandave kriminale aksionin që MPB kishte planifikuar ta fillonte të martën.
Për këtë arsye, aksioni policor kundër klaneve mafioze filloi të dielën në orët e vona të pasdites.
Megjithëse filloi para kohës së planifikuar, aksioni ishte i suksesshëm. U arrestuan anëtarë të klaneve në Duqanxhik dhe në Haraçinë.
Plusinfo mëson se aktualisht 7 persona ndodhen pas hekurave. Janë gjetur disa sasi parash të gatshme dhe armë, por vazhdon kërkimi për një arsenal armësh të fshehura.
Me aksionin po zbardhen disa vrasje të njohura midis klaneve. Për 4 prej tyre tashmë janë siguruar informacione kyçe.
Aksioni i MPB-së për shkatërrimin e klaneve mafioze ka shkaktuar panik në radhët e BDI-së.
Plusinfo mëson jozyrtarisht se në selinë e kësaj partie po thirren të punësuar në MPB dhe prej tyre po kërkohet të bojkotojnë aksionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *