Në orët e para të ditës së sotme, respektivisht rreth orës 01:10, në rajonin e Bit Pazarit është arrestuar 35-vjeçari F.A. nga Kumanova, i cili sipas policisë dyshohet për djegien e tri veturave dhe një objekti në Kumanovë.
“Ai dyshohet se më datë 02.12.2024 në Kumanovë ka djegur tri vetura të udhëtarëve dhe një objekt afarist. F.A. është privuar nga liria dhe po mbahet në Stacionin Policor të Kumanovës, pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *