Nga qershori i vitit të ardhshëm mjekët amë do të kenë më shumë kohë për t’u përkushtuar ndaj pacientëve, pasi do të lirohen nga detyrimet administrative që kërkon puna me letër. Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësorë Sasho Klekovski njoftoi se dokumentet do të hiqen plotësisht si në ordinancë, në farmaci dhe në Fondin e sigurimeve shëndetësore.

“Kuptojmë se ka gjithnjë e më pak njerëz për të punuar dhe se duhet të reduktojmë administratën në shëndetësi. Dy gjëra tashmë mund t’i njoftojmë. Jemi duke punuar për recetat elektronike, të cilat deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2025 do të  jenë në përdorim. Me to, letra do të eliminohet plotësisht nëpër ordinanca të mjekëve amë, në farmaci  dhe në Fondit për recetat. Po ashtu do t’i digjitalizojmë të gjitha anekset për 1,500 subjekte private shëndetësore në mënyrë që ato mund të nënshkruhen në formë digjitale, pa pasur nevojë për nënshkrime në letër. Më tej do të shqyrtojmë  mënyrat për të  ulur barrën mbi mjekët që ata të kenë më shumë kohë për të biseduar me pacientët dhe mos të merren me punë administrative të panevojshme”, tha drejtori. Klekovski.

Puna pa letra e mjekëve amë  është vetëm një nga gjërat për të cilat përfaqësuesit e mjekëve ranë dakord në një takim me Fondin, për rritjen e pikëve të kapitacionit, heqjen e disa masave ndëshkimore dhe dekurajuese, program të ri parandalues, i cili do të përfshijë parandalimin e formave më të zakonshme të kancerit në vend, si dhe u ra dakord që mjekët amë në zonat rurale të mos duhet të mbyllin ordinancën e tyre nëse brenda 60 ditëve nuk kanë gjetur një infermiere, siç e kërkon ligji tani. Atyre iu dhanë 24 muaj për të hartuar një plan dhe për të punësuar infermiere.

“Ata do të lejohen të qëndrojnë pa infermierë për 24 muajt e ardhshëm, periudhë në të cilën duhet të shohim sistematikisht çështjen se si do të funksionojnë ekipet në vijim. Gjithashtu janë rritur edhe pikët për mjekët e fshatit. Me 22.500 neto janë rritur të ardhurat fikse të mjekëve për të bërë të ditur se kanë rritur shpenzimet edhe për shkak të udhëtimit të tyre në vendin e praktikës. Tashmë është zgjidhur me ndryshimin e rregullores. Pra, për zonat rurale vendimet tashmë janë marrë, janë publikuar dhe po hyjnë në fuqi”, tha drejtori Klekovski.

Për çështje të tjera janë formuar ekipe të përbashkëta, të cilat kanë afat deri më 15 dhjetor për të gjetur zgjidhje të përbashkëta. Lilija Çolakova Dervishova, mjeke famë nga Velesi dhe kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privatë të Maqedonisë, tha se tashmë ka dorëzuar kërkesën për ngritjen e pikve të kapitacionit për mjekët amë.

“Ne dhamë argumente se sa herë janë rritur pagat në shëndetësinë publike dhe sa te ne. Tani kërkesa ishte që pika të ishte 100 denarë. Kërkesa jonë është nga janari. Shpresojmë që kjo Qeveri të dalë përballë gjithë kësaj. Ne kërkojmë siguri që t’u japim punonjësve tanë pagë K15 për t’i mbajtur ata që të mos kemi tejmbushje të personelit nga vendi ynë në shëndetësinë publike. Nëse paga në shëndetësinë publike rritet vazhdimisht, atëherë infermierët tanë do të kalojnë në shëndetin publik dhe thelbi është që të mos destabilizohet kujdesi parësor shëndetësor, i cili është gardiani themelor i denarit shëndetësor”, tha Çolakova Dervishova.

Ajo theksoi se një takim si ky i sotëm me drejtorët e Fondit dhe një grup të madh mjekëve amë nuk ka ndodhur në 7-8 vitet e fundit. Ata shfrytëzuan rastin për të treguar të gjitha problemet me të cilat po përballen dhe presin që shumë prej tyre të zgjidhen nga viti i ardhshëm.

Kujtojmë se mjekët në Maqedoninë e Veriut,prej kohësh kërkojnë heqjen e letrësdhe fokusimit më shumë drejt kujdesit shëndetësor elektronik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *