Presidentja e RMV-së Gordana Siljanovska Davkova, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës shqipe edhe në shqip. Në një shkrim në rrjetet sociale, Davkova ka thënë se kjo datë është e rëndësishme jo vetëm për shqiptarët etnik por edhe për shtetin i cili kultivon shumëllojshmërinë gjuhësore.
“Të nderur bashkëqytetarë shqiptarë,
22 nëntori është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, por edhe për shtetin maqedonas. Para 116 vjetësh në Manastir është unifikuar alfabeti i gjuhës shqipe, akt i cili e ka përforcuar vetëdijen gjuhësore të popullit shqiptar dhe krijoi themel për progresin e mëtejshëm kulturor dhe qytetar.
Unifikimi i alfabetit të shqipes nuk është vetëm akt i reformës gjuhësore por edhe simbol i synimit për emancipim dhe arsimim.
Gjuha krijon hapësirë për mirëkuptim, për bashkëpunim dhe për bashkim rreth vlerave të identiteti. Nëpërmjet saj, dallimet bëhen pasuri, kurse e ardhmja – mundësi për zhvillim individual dhe kolektiv.
Gjuha dhe kultura shqipe janë ngulitur në indin tonë social dhe hapin hapësira për mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëjetesë.
Respektimi i dallimeve gjuhësore na bën shoqëri demokratike shumëkulturore.
Ishim dhe mbetemi shembull i përkushtimit në ruajtjen dhe përparimin e shumëllojshmërisë etnike, gjuhësore, kulturore dhe fetare, duke mundësuar arsim në gjuhë amtare në të gjitha shkallët, si dhe shprehje të lirë dhe dinjitoze të kujtesës kolektive dhe shpirtërore.
Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!” shkruan Siljanovska Davkova.