Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj Blerim Bexhetit të BDI-së. Zëdhënësi i koalicionit, Driton Nebiu thotë se Blerim Bexheti ka ndikuar që në Qytetin e Shkupit të pakësohet numri i shqiptarëve të punësuar në sektore të ndryshme. Në vazhdim deklarata e plotë.
-“Qoseto” Bexheti i BDI-së, i njohur për ndikimet e tij të dikurshme në sistemin e partizuar gjyqësor, del dhe flet për pazarllëqe dhe korrupsion, është qesharake, por mbi të gjitha, është një fyerje për të gjithë qytetarët. A mundet një individ që ka mbjellë dhe kultivuar një sistem të tërë të korrupsionit dhe klientelizmit të kërkojë drejtësi? Kjo është një tallje e hapur ndaj secilit prej nesh dhe dëshmi e një partie që ka humbur çdo busull morali dhe lidhje me njerëzit e këtij vendi.
Së fundmi, dëgjuam një dëshmi të fortë në një emision nga Kosana Mazneva, ish-drejtoresha e Higjienës Komunale, e cila zbuloi se kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka vepruar nën ndikimin e një “tutori” të padukshëm, që i pëshpëriste në vesh vendimet e tij.
Pyetja kryesore tani është: A është pikërisht Blerim “Qoseto” Bexheti ai tutor, që kontrollonte vendimet dhe urdhëroi dëbimin e mbi 150 shqiptarëve nga kjo ndërmarrje publike?
Fati i të punësuarve shqiptarë të cilët u përjashtuan nga Mazneva – Arsovska, është ende i paditur dhe vështirësitë e tyre për të siguruar bukën e gojës sa vazhdojnë e rriten.
Të nderuar,
Blerim Bexheti dhe BDI si partner koalicioni i Arsovskës ka rol kyç në degradimin e shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse në Qytetin e Shkupit. Kujtojmë opinionin se Bexheti ka kronologji dhe histori që nuk e harrojnë qytetarët, siç është rikthimi i bustit të Andon Lazov Qoseto-i njohur si “Kasapi”, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “East Gate Mall”.
Bexheti për përfitime personale tashmë i sinkronizuar me dyshen anti-shqiptare Arsovska – Levica duke krijuar një trinom kundër shqiptarëve për të deshqiptarizuar administratën e Qytetit të Shkupit, fatkeqësisht ia dolën, por shumë shpejtë do të dështojnë.
Shqiptarët në administratën e Qytetit të Shkupit, nën udhëheqjen e BDI-së dhe satelitëve të Bexhetit janë të diskriminuar. Në bazë të nenit, 3 të Vendimit për Organizimin e Brendshëm të Qytetit të Shkupit, Administrata e Qytetit është e organizuar në 20 sektorë. Asnjë nga këta sektorë nuk udhëhiqet nga kuadro shqiptarë. Falë BDI-së, shqiptarët, të cilët përbëjnë më shumë se 22% të popullsisë së qytetit, janë krejtësisht të përjashtuar nga pushteti lokal. Gjithashtu, nga 92 pozita drejtuese në administratë, vetëm 8 janë të plotësuara nga shqiptarë.
Dëmet e BDI-së ishin të dyfishta si në pushtetin qendror ngjashëm edhe atë lokal. E kjo gjë, ka marrë fund sepse shqiptarët e dëbuan BDI-në nga pushteti qendror, ndërsa ka ngelur vetëm çështje kohe që ta dërgojnë në histori edhe nga pushteti lokal.
Driton Sulejmani
Zëdhënës i VLEN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *