Sekretari për Marrëdhënie me Publikun në Partinë Alternativa, Driton Sulejmani, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisjes së deritanishme të Maqedonisë së Veriut dhe ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani. Në deklaratën e tij, Sulejmani u ndal te temat më të ndjeshme për shqiptarët, duke pyetur se përse qeveria nuk ka arritur t’i përmbushë pritshmëritë pas më shumë se dy dekadash në pushtet.

“Kur thonë po Evropës e jo Rusisë, pyesni përse Bujar Osmani e solli Sergej Lavrovin në Shkup,” tha Sulejmani, duke ngritur pyetje për qasjen e Osmanit ndaj politikës së jashtme. Ai po ashtu kritikoi faktin se Marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar plotësisht për 22 vite, duke akuzuar qeverinë për vonesa të mëdha në realizimin e të drejtave për shqiptarët.

Në lidhje me gjuhën shqipe, Sulejmani pyeti përse nuk është zyrtarizuar plotësisht gjatë këtyre viteve, duke theksuar se ajo mbetet gjuhë e pakicës në vend të një statusi të barabartë me gjuhën maqedonase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *