Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, ka deklaruar se në Postën e Shkupit 2, procesi i punës po vazhdon pa ndërprerje, falë përkushtimit të punëtorëve. Ai theksoi se janë arritur rezultate të rëndësishme, duke pastruar dhe shpërndarë paketat dhe letrat e grumbulluara që nga muaji Maj e deri në Shtator.

“Ky është ndryshimi. Vazhdojmë me punë,” theksoi Kurtishi, duke vlerësuar përkushtimin e punëtorëve për përmirësimin e shërbimeve postare në vend.

Ky përparim është dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit të Postës së Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *