Ministri i Çështjeve Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e sapoemëruar të Shqipërisë, Denion Mejdani. Gjatë këtij takimi, ata diskutuan mbi interesat e përbashkëta, proceset e euro-integrimit, si dhe bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.

Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e euro-integrimeve, duke theksuar se ato tejkalojnë interesat nacionale dhe janë një përpjekje e përbashkët rajonale drejt stabilitetit dhe zhvillimit. Ai sqaroi se ndarja e proceseve me Shqipërinë nuk do të pengojë vazhdimin e punës dhe bashkëpunimit të ngushtë.

Në fokus të diskutimeve ishte gjithashtu rëndësia e Planit të Rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të përmirësojë situatën ekonomike dhe politike në rajon. Ambasadori Mejdani u shpreh i angazhuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për mbështetje në proceset e integrimit evropian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *