Në seancën e nesërme të qeverisë pritet që të merret vendimi për shuarjen e “MegaWin”, kompanisë së vetme aktive për bixhoz online në Maqedoninë e Veriut. Këtë e paralajmëroi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i cili tha se “Megawin” është 100% kompani shtetërore, dhe se për mbylljen e së njëjtës ka procedurë të posaçme.

Paraprakisht, qeveria ua mori licencat kompanive të tjera që merreshin me bixhoz online, bëhet fjalë për kompanitë NOVO VLT SHPK- Shkup, MOZZART SHPK Shkup, 77 BITS SHPK Shkup, VEZUV SHPK Shkup dhe 2Win.mk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *