Aktakuzë e re për ish këshilltarin e BDI-së në komunën e Ohrit dhe biznesmenin Nafi Useini.
Prokuroria po e përndjek për ndërtim pa leje në qendër të Ohrit. Përpos tij, prokuroria e përndjek edhe një person tjetër.
“Të dyshuarit e moshës 49 dhe 48 si bashkryrës, më 27.97.2023 kanë filluar të ndërtojnë objekt në tokën e tyre, pa leje për ndërtim të lëshuar nga organ kompetent. Në objektin ekzistues në qendër të Ohrit kanë ndërtuar zgjerime nga pjesa veriore, në bodrum, katin përdhes dhe në katin e parë, duke i zgjeruar ato me pllaka betoni dhe shtylla, ndërsa më pas kanë vazhduar ta zgjerojnë objektin, duke rritur katet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Kjo është aktakuza e dytë kundër Nafi Useini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *