Hamza Ameti, drejtor i Qendrës Sociale Shkup, mori pjesë në hapjen e shoqatës “Edu Lumina”, e cila mbështet njerëzit e verbër. Kjo ngjarje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve dhe integrimit të këtij komuniteti.
Në fjalimin e tij, Ameti theksoi rëndësinë e angazhimit të kryetarit z.Fisnik Selimi, i cili ka luajtur një rol kyç në krijimin e kësaj shoqate. Ai shprehu përkushtimin e institucionit për t’i mbështetur të gjitha shoqatat si “Edu Lumina”, duke siguruar që askush të mos ndihet i dalluar ose i anashkaluar.
Ky hap është një shembull i rëndësishëm i solidaritetit dhe angazhimit për një shoqëri më përfshirëse.