Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se ai mbetet në qëndrimin se nuk do ta thërras seancën e Kuvendit, për të diskutuar për Ligjin për “Branitella”.
Gashi tha se si kryetar i Kuvendit, është i obliguar që ta zbatojë Rregulloren, por se nuk është ai i cili gjykon nëse dikush e ka shkelur atë ose jo
“Unë jam kryetar i Kuvendit i cili e implementon Rregulloren por jo i cili gjykon se kush e thënë apo jo, kjo nuk është e drejta ime. Është çështje interpretimit nga palët në aspektin politik juridik të ekspertëve. Donë të thotë mbetet e interepretueshme dhe e vlerësimit të palëve të ndryshme të interesuara për këtë çështje. Mendoj se është çështje e absolvuar dhe do të duhet shohim në të ardhmen nëse kemi problem me Rregulloren atëherë Komisioni për mandate dhe për Rregullore do të duhet t’i shqyrtojë nenet që janë në kolizion njëra me tjetrën”, tha Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *