Kryetari i ASH-së që është pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari, ka folur në lidhje Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, për të cilin ka iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së tij.

Taravari tha se Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe nuk mund të shfuqizohet, ndërsa shtoi se i njëjti në Komisionin e Venecias është dërguar nga BDI-ja dhe LSDM-ja.

“Nuk besoj se do të vijë deri atje. Jam dëshmitar i disa ngjarjeve që parapengojnë të ndodhë ajo. Në vitin 2018 e kemi lutur si opozitë Bujarin, Artanin dhe Aliu që ligjin mos ta dërgojnë në Komisionin e Venecias, por ata së bashku me Zaevin e dërguan. Tani në Komisionin e Venecias nuk mund të përzihet askush. Ata sollën disa rekomandime, të cilat sot i përdor partia “Levica” dhe i çon në gjykatë, në të cilën gjykatës janë zgjedh nga ish-regjimi. Nuk besoj se do të hyjmë në krizë politike, pasi përdorimi i gjuhës shqipe nuk mund të tërhiqet. Është absurditet. Nuk ndodh”.

“Në vitin 2020 BDI deklaronte se janë përmbyllur çështjet etnike dhe kaloi në agjendë të gjelbër. Kjo doli se nuk është e vërtetë. Ka tendenca për të vendosur destabilizim, sidomos para zgjedhjeve në Kosovë. Informacionet janë se do të ketë më shumë se protesta”, tha mes tjerash Taravari në “Portalix”.
Ai gjithashtu foli edhe për ligjin për “branitellat”, duke u përgjigjur shkurt se ai ligj nuk do të kalojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *