Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani ka takuar ambasadoren e Lituanisë Dambrauskiene.
“Lituania është një partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut dhe një aleat i NATO-s, me përkushtim dhe mbështetje të qartë për proçesin tonë euro-integrues.
🇱🇹 🤝 🇲🇰
Në mëngjes, së bashku me zv. ministren Viktorija Trajkov, patëm një takim me Shefen e Zyrës Diplomatike të Republikës së Lituanisë në vend, Dambrauskiene, i riafirmuam marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e mirë dypalësh, i cili me hapjen e zyrës diplomatike në Shkup, hap mundësi dhe perspektiva për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve”, shkruan Murtezani në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *