Qendra për menaxhim me kriza sot në mëngjes kumtoi se gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 22 zjarre në ambiente të hapura dhe se shiu ndihmoi të shuhen të gjitha.
“Shiu ndihmoi të gjitha 22 zjarret të shuhen”, thuhet në informatën e mëngjesit të QMK-së.
Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) dje informuan se disponojnë vetëm me një “Er traktor” funksional nga tre të ciltë i disponojnë.

















































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































