Për ndryshimet kushtetuese, ministri i Eurointegrimeve, Orhan Murtezani tha se nuk mund të bëhen pa VMRO-DPMNE-në pro siç tha, në këtë drejtim punohet intensivisht, përcjell TV21. Murtezani tha se mbeten në afatin gjashtë mujor per ndryshimet kushtetuese, ndonëse siç tha, janë te vetëdijshëm se nuk duhet humbur gjashtë muaj por është Qeveri e re dhe duhet një afat kohor.

“Nuk mund të bëhen pa e përfshirë edhe partinë më të madhe në vend, VMRO-DPMNE-në. Në periudhën e negociatave për formimin e Qeverisë ne VMRO-së i kemi dhënë një periudhë gjatë mujore për tu ndërtu një strategji ose një plan që do ta zhbllokojë këtë çështje do do i bjerë ndryshimet kushtetuese në rend të ditës. Në bazë të informacioneve që i kam unë, në këtë drejtim punohet intensivisht. Ka disa ide të përgjithshme të cilat duhet të përmbajtësohen dhe të detajohen. Ne mbesim parimor në atë që kjo çështje duhet të ketë një zgjidhje potenciale brenda periudhës gjashtë mujore”, tha Murtezani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *