Nuk kaluan as edhe një muaj që kur ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, e shkarkoi nga detyra drejtoreshën e spitalit të Kumanovës, Biljana Ivanovska, për ta zëvendësuar atë me një drejtor shqiptar. Megjithatë sot u bë publike lajmi se Mexhiti ka rikthyer sërish Ivanovskën në postin e drejtorit Ivanovskën.
Siç flitet ministri Mexhiti nuk ka mundur t’i bëj ballë presionit të LSDM-së të cilët kanë insistuar që Ivanovska të rikthehet në detyrë.
Gjitha këto situata që po ndodhin kohëve të fundit, siç ishte mos kalimi i Ligjit për amnisti, bllokimi i çdo iniciative që vjen nga ASH nga ane e BDI-së dhe LSDM-së, bën që të parashtrohet pyetja se çfarë bën edhe më tej Aleanca për Shqiptarët në Qeveri dhe cili është roli i tyre?!
Është evidente dhe e dukshme se refuzimet që po i bëhen ASH-së nga ana e BDI-së dhe LSDM-së ka kaluar në nivel alarmuese, ndërsa kjo është po komentohet edhe në mesin e aktivistëve të kësaj partie, të cilët për çdo ditë po shprehin pakënaqësitë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *