
Partizani triumfon në derbin e parë të kryeqytetit në këtë edicion, me “të kuqtë” të cilët fituan 2-1 ndaj Tiranës në një sfidë shumë të luftuar dhe me një fund sa dramatik, po aq edhe të bukur, ndërsa skuadra e Abilaliaj-t mori këtë sukses në derbin numër 200-të në histori.
Në “Air Albania” të dyja skuadrat u prezantuan me misionin për të marrë maksimumin, jo vetëm për tri pikët, por edhe për lavdinë që të dhuron kjo sfidë.